Dr. Visar Xhaferi
Kirurg torakal
Spitali Klinik i Tetovës
+ 389 70 665 118
email: visari_ai@hotmail.com, visar.xhaferi@unite.edu.mk
Kanceri i mushkërive është shkaktari numër një i vdekjeve nga gjithë kanceret ekzistuese në pothuajse gjithë shtetet e botës.
Duhanpirësit kanë riskun më të lartë për kancer të mushkërive, megjithatë, kanceri i mushkërive mund të ndodhë edhe në persona jo-duhanpirës.
Kanceri i mushkërisë zakonisht është asimptomatik në stadet e hershme. Shenjat dhe simptomat e kancerit të mushkërisë në përgjithësi shfaqen kur sëmundja është e avancuar ose është inoperabil nga aspekti kirurgjik.
Ato mund të jenë:
– Kollë e vazhdueshme
– Kollë me gjak – hemoptizi
– Vështirësi në frymëmarrje – dispne
– Dhimbje gjoksi, të shpatullës ose të shpinës
– Humbje peshe – për një periudhë të shkurtë kohore
– Dhimbje kockash – faza metastatike
– Dhimbje koke
Ajo që sot po zbatohet në shumë shtete për parandalimin e kancerit të mushkërive është screeningu i kancerit që ka për qëllim kapjen – diagnostikimin e tij në fazat e hershme.
Prandaj vetëdijesimi i popullatës mbi screening-un e kancerit të mushkërive është gjëja më e rëndësishme që duhet ta bëjmë ne si kirurg torakal, pulmologët, onkologët, radiologët dhe patologët.
Screeningu në fjalë bazohet në dy kushte – pra, grupi i rrezikuar nga kanceri i mushkërive përfshin:
1 – Pacientet e moshës mbi 50 vjeç, dhe
2 – Duhanpirësit më shumë se 10 vjeç – qoftë edhe ata që e kanë lënë duhanpirjen.
Kurse historia familjare nga kanceret, është kusht opsional jo i domosdoshëm për t’u futur pacientët në screeningun e kancerit të mushkërive.
Megjithatë, edhe ky grup pacientësh çdo vit duhet të bëjë një CT të toraksit – (low dose CT) dhe të ndiqet çdo vit nëse tek këta pacient paraqitet kanceri që të operohen qysh nga fazat e hershme e të mos ketë nevojë për kimioterapi.
Kjo arrihet përmes një sistemi filtrues nga mjekësia primare-familjare, pa dyshim ka një kosto të lartë. Menaxhohet lehtë nëse ka komision shumëdisplinor të specialistëve përkatës që merren me diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të mushkërive ku pas vendosjes së protokolleve ai zbatohet dhe suksesi në shumë shtete ka qenë enorm dhe përgëzues pasi që mesatarja e diagnostikimit të madhësisë së kancerit ka qenë në rënie e sipër, madje nga 4-5 cm në 1.5- 2 cm. Kjo do të thotë se, trajtimi i tyre në këtë madhësi është çdoherë 100% me sukses dhe e ul vdekshmërinë në mënyrë drastike.
Një shembull konkret: në Holandë, nga 17 milion banorë, grupi i rrezikuar nga kanceri i mushkërive është diku rreth 47 600 pacient që janë të vendosur në programin e screeningut dhe nga ata diagnostikohen afërsisht 10 270 kancere çdo vit, ndërsa operohen 5000-6000 pacient, që është 50-60 % e pacienteve që trajtohen me trajtim primar – operim kirurgjik.
Me shprese se edhe shtetet tona shqipfolëse: Maqedonia (që është në përgatitje e sipër të protokolleve të screeningut), Kosova dhe Shqipëria, do të pajisen me këtë program dhe do ta trajtojnë këtë “epidemi lokale” në mënyrë të suksesshme. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Vajguri çudibërës: Besohet që shëron kancerin, diabetin dhe shumë sëmundje të tjera!

Pesë substancat që krijojnë më së shumti varshmëri – dhe efekti që kanë në tru

Nëse i dalloni disa nga këto simptoma, bëni kontroll për sëmundje seksualisht të transmetueshme

Reduktimi i dëmeve, kardiologët: Cigaret alternative më pak të dëmshme

Njerëzit që mbajnë në mend ëndrrat kanë aktivitet të ndryshëm të trurit dhe fakte të tjera deri te të cilat deri tani shkenca ka arritur

Humbja e pashpjegueshme e peshës, simptomë e kancerit

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?