LAJMI I FUNDIT:

Vështirë t’i besohet një veture me autopilot, Model 3 u përplas për një kamion të rrotulluar edhe pse shoferi ishte në timon

Vështirë t’i besohet një veture me autopilot, Model 3 u përplas për një kamion të rrotulluar edhe pse shoferi ishte në timon

Sistemit të autopilotit në vetura, vështirë t’i besohet edhe për një kohë.

Deri më tani, makinat që vet voziten janë avancuar në masë të madhe, duke ia mundësuar shoferëve që ta kenë rrugëtimin shumë më të lehtë, transmeton Telegrafi.


Apo t’i kryejnë disa manovra të bezdisshme, siç është parkimi, si dhe hyrja e dalja nga garazhi.

Por, nuk janë të rralla rastet e përplasjeve, gjatë kohës kur vetura është në opsionin e vetë vozitjes, zakonisht kur shoferi ka qenë duke fjetur, apo ishte tërësisht i pa fokusuar në rrugë.

Mirëpo, një Telsa Model 3, ka bërë një përplasje shumë të pazakontë në mes të një rruge në Tajlandë, ndërsa shoferi që ishte në timon dhe përpiqej ta ndalonte, por e kishte të pamundur.

Sistemi i autonom i vozitjes, nuk arriti ta hetonte se në mes të rrugë është një kamion i rrotulluar dhe u përplas për rimorkion e tij.

Rrethanat e aksidentit ende janë duke u hetuar, ndërsa bëhet e ditur se nuk ka të lënduar dhe të gjithë kanë gjendje të mirë. /Telegrafi/