LAJMI I FUNDIT:

Veshjet intime për ditët e veçanta

Veshjet intime për ditët e veçanta

E vetmja pjesë e veshjes, e cila nuk ndikohet aspak nga ndryshimi i klimës apo i temperaturës, janë të brendshmet.

Me ditë të tëra keni ëndërruar dhe planifikuar që të kaloni mbrëmjen vetëm me të dashurin tuaj. Jeni kujdesur për çdo detaj, për gjithçka. Lulet, shampanja, muzika romantike, ledhatimet, puthjet. Por në një ditë të tillë më shumë se asgjë nuk ka rëndësi se veshja juaj intime. Ato nuk mungojnë asnjëherë dhe duhet të jenë joshëse dhe provokuese, në mënyrë që të nxisni edhe fantazitë e partnerit tuaj.

Në një ditë të veçantë, sigurisht edhe veshjet intime nuk mund të mos jenë po aq të veçanta. Ato janë të njëjta si në stinën e verës, ashtu edhe në atë të dimrit. Gjithçka varet nga shijet tuaja personale, nga stili i juaj i veshjes varet edhe stili i të brendshmeve që do të vishni.


Disa thonë që ndërresat e brendshme tregojnë "unin" tuaj të brendshëm. Tregojnë se kush jeni në të vërtetë. Ndërkohë që përsa i përket zgjedhjes së ndërresave të brendshme, këshilla më e mirë do të ishte: dëgjoni zërin e "unit tuaj" të brendshëm, dhe do të bëni zgjedhje të qëlluar.
Por krahas kësaj këshille, edhe ndonjë ide tjetër nuk do të ishte aspak e panevojshme. Ja disa ide se si do të dukeni dhe çfarë përshtypje do të leni me ndërresat tuaja të brendshme.

Romantike: Janë me ngjyra të shkëlqyera, me detaje dhe motive të lehta, në formë rombi dhe të vogla, ndërsa materiali është i tejdukshëm dhe i lehtë. Problemi i vogël është se nuk përmbajnë pambuk dhe në ndonjë rast të veçantë mund të krijojë edhe alergji për lëkurën tuaj, sidomos, nëse ajo është shumë delikate. Të brendshmet romantike nuk dalin kurrë nga moda, kështu që këto modele u përshtaten pothuajse të gjitha femrave dhe për çdo rast.

Provokuese: Këto modele bien më shume në sy se të gjitha llojet e tjera, dhe nuk janë shumë delikate krahasuar me ato klasike. Këto veshje intime vishen për t’u parë dhe jo për t’u fshehur nën rroba. Ato janë interesante, pasi janë të "nënshkruara" nga krijuesit e modës, të cilët mendojnë që modelet e tyre do të ekspozohen gjithmonë. I quajtur ndryshe edhe stili Funky, ai është i rezervuar për vajza të reja të gatshme për argëtim. Janë prej pambuku të buta dhe shumë sportive.


Në foto: Alketa Musaj

Vamp: Nga vetë emri i tyre të krijojnë idenë e diçkaje argëtuese, provokuese dhe joshëse. Gjithnjë pjesa e tyre e poshtme është tanga, me ngjyra të errëta dhe të kombinuara me dantella dhe mëndafsh. Këto intime janë për femra të "gjalla" dhe guximtare, që dëshirojnë të trondisin.

Por krahas modeleve shumë e rëndësishme, janë edhe ngjyrat e veshjeve intime. Dhe, ndërsa të zezat, të bardhat dhe të kuqet janë ngjyrat tradicionale, provokuese dhe seksi, jo më pak janë edhe ngjyrat e tjera. Kështu, krijuesit për veshjet intime preferojnë të gjithë nuancat e ylberit për të dizenjuar dhe stiluar veshjet e brendshme. Kështu nuk mbeten pas edhe ngjyrat e kaltër, rozë, blu e thellë, vishnje, të verdha, etj., e rëndësishme është të ndjeheni rehat me veten tuaj. /Telegrafi/