LAJMI I FUNDIT:

Veshje që vezullon për Vitin e Ri (Foto)

Veshje që vezullon për Vitin e Ri (Foto)

Festa e fundvitit, si çdo vit, na vë në një sikletin se çfarë duhet të veshim: fustan, apo pantallona, këmishë të kombinuar me fund apo…?

Këto dilema besoj se e shoqërojnë çdo femër që do të festojë jashtë shtëpisë, ose që ka menduar më ndonjë lokal mes miqsh.

Por, a keni vendosur se çfarë do të vishni? Secilës pjesëtare të gjinisë së bukur kjo natë ia ofron mundësinë që të ndihet elegante dhe femërore, kështu që me kujdes duhet ta zgjidhni fustanin tuaj.


Për t’ju ndihmuar, jua sjellim udhërrëfyesin tonë të vogël, në mënyrë që të mësoni se cilat janë modelet ideale të fustaneve të Vitit të Ri për formën e trupit tuaj, transmeton Telegrafi.

Në rastet kur kemi të bëjmë me veshje me proporcione të shkurta, pse jo, mund të përdorim dhe teminat dhe gurin e fortë. Ngjyrat e forta, sepse sa më i vogël të jetë proporcioni aq më në sy duhet të bjerë fustani, si dhe aq më i rëndë duhet të jetë ai.

Shkëlqimi dhe glamuri janë dy elementet kryesore që shoqërojnë modën.

Për ta shndërruar aksesorin në funksion të veshjes dhe stilit, duhet të kemi parasysh faktin se, nëse copa e fustanit është mat, aq më vezullues dhe me dritë duhet të jenë aksesorët që e shoqërojnë atë. Në rastin e kundërt, kur veshja që kemi e ka shkëlqimin brenda, duhet që aksesorët të minimizohen, ose mos të përdoren fare, me përjashtim të vathëve.

Ngjyrat marrin një domethënie të veçantë, por duan kujdes në përzgjedhje. Më perfekt janë oro, e kuqja, argjendi. Ngjyra blu klasike nuk u sugjerohet zonjave, sipas specialistëve të modës, por, nëse ka nga ato që e preferojnë këtë kolor më mirë, do të ishte të zgjidhnin blu-marinën, pasi është më luks.

/Telegrafi/