LAJMI I FUNDIT:

Veshja e Zendaya-s ishte aq e bukur sa për pak s’e vumë re ndryshimin e flokëve

Veshja e Zendaya-s ishte aq e bukur sa për pak s’e vumë re ndryshimin e flokëve
getty

Zendaya tërhoqi vëmendje sërish me veshjen “futuristike” që kishte elemente argjendi

E ftuar në “Essence Black Women in Hollywood Awards”, ajo u komentua shumë, por për pak desh u harrua ndryshimi në flokë.


Aktorja kishte shkurtuar flokët për të krijuar një prerje bob me gjatësi në shpatulla, sigurisht, trend i vitit!

Për të kompletuar pamjen e saj, këtë herë i kishte stiluar flokët me kthim nga jashtë dhe kishte vënë disa aksesorë që merrnin shumë vëmendjen prej madhësisë dhe ngjyrës.

Xhinset e thjeshta “boyfriend” dhe aksesorët në kyçe i bashkoheshin bluzës korse me detaje argjendi.

Zendaya e ka çuar modën në të tjera nivele që nga dita kur nisi me promovimin e “Dune: Part 2”.

Pamja e saj ka qenë shumë e komentuar dhe aktualisht çdo media e cilësuar si “ikonë mode”.