LAJMI I FUNDIT:

Veshja e tejdukshme ‘e lagur’ e Bella Hadid është frymëzuar nga lëngjet trupore

Veshja e tejdukshme ‘e lagur’ e Bella Hadid është frymëzuar nga lëngjet trupore

Bella Hadid ka pozuar për një seri fotografish në Instagram të dielën, e veshur me një mini-fustan  “të lagur” nga Di Petsa .

Ndërsa veshja seksi e modeles duket e njomur, ajo në fakt u krijua duke përdorur teknikën e stilimit dhe qepjes së firmës së projektueses Dimitra Petsa, e cila e bën rrjetën e thatë dhe të ricikluar të duket e lagur.


“Qëllimi ynë në modë është t’i lejojmë njerëzit të lagen pa turp”, tha Petsa, e cila është frymëzuar nga “mënyra se si i trajtojmë lëngjet tona trupore”.

View this post on Instagram

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)


“Nëse qajmë në publik, duhet ta fshehim. Nëse ushqejmë me gji në publik, duhet ta fshehim. Është kjo censurë dhe ndjenja e turpit që ne synojmë të destigmatizojmë përmes modeleve tona”, ndau ajo. “Doja të krijoja vizionin e një gruaje të fuqizuar nga lagështia e saj”.

Transparente dhe provokuese, Bella Hadid pozon e veshur me fustan të bardhë
Lexo po ashtu Transparente dhe provokuese, Bella Hadid pozon e veshur me fustan të bardhë

Hadid, e cila shoqëroi modelin dallues të Petsa me atlete Yeezy dhe bizhuteri ari, nuk është e para që zgjodhi markën; motra e saj Gigi veshi një fustan të ngjashëm për fotosesionit të saj të lindjes shtatorin e kaluar.

View this post on Instagram

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)


Të famshëm të tjerë që kanë pasur “pamje të lagura” të tyre – të cilat marrin “diku nga tre deri në tetë javë” për tu punuar me dorë në atelie të Petsa – përfshijnë Megan Fox , FKA Twigs dhe Kylie Jenner. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Di Petsa 🌊 (@dipetsa)