Veshi uniformë të policisë në veri të Mitrovicës, arrestohet i dyshuari

Një person kishte veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:10, në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe nga i njëjti janë kofiskuar tri veshje të PK-së.
"Njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte të veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe nga i njëjti janë konfiskuar tri veshje të PK-së", thuhet në raport.Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20 minuta më parë








































