LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon gratë sipërmarrëse të Suharekës

Veseli takon gratë sipërmarrëse të Suharekës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar me gratë sipërmarrëse të Suharekës.

Ardiana Kukaj e cila ka një sipërmarrje të rrobaqepësisë ka kërkuar mbështetje më të madhe institucionale për rritjen e kapaciteteve prodhuese.

” Pse për shembull Turqia me sjell fustana këtu me shitë. Pse, kur ne si Kosovë mundësitë i kemi, materiale ka, edhe makinat i kemi në këto kushte që janë dhe mund të punojmë vet. Pra, kisha kërkuar nga Qeveria që me na rregullu mënyrën e eksportit që edhe ne si Kosovë me pasë mundësi me dërgu fustana jashtë, në Turqi, Gjermani, Zvicër, e jo vetëm ata me shitë tek ne”, ka thënë Kukaj.

Ndërsa, sipërmarrësja Vahide Ndrecaj tha se po të kishte mbështetje më të madhe, ajo do të kishte mundësi që ta rriste prodhimtarinë dhe do të punësonte më shumë gra në biznësin e saj.

“Kushtet familjare nuk na lejojnë për ta zgjeruar biznesin më tutje “, tha Ndrecaj.

Veseli tha se idetë e tyre do t’i shërbejnë për të ndërtuar platformë zhvillimore e cila do t’u japë më shumë mbështetje grave në biznes dhe do të fuqizojnë rolin e tyre në vendimmarrje dhe shoqëri.

“Nuk ka shtet të fuqishëm pa ekonomi të zhvilluar dhe nuk ka ekonomi të zhvilluar pa biznese të vogla të cilat janë të shëndosha dhe janë të përkrahura. Unë ju kam dëgjuar sot dhe nuk ju kam dëgjuar për të heshtur, të jeni të sigurt. Po as për të mbetur këto në ambiente të mbyllura, kudo që po shkoj. Përkundrazi kanë me qenë obligime të mia”, ka thënë ai. /Telegrafi/