LAJMI I FUNDIT:

Veseli takoi ambasadorin e ri amerikan: Kosova do të ecë përkrah me SHBA-të në çdo hap

Veseli takoi ambasadorin e ri amerikan: Kosova do të ecë përkrah me SHBA-të në çdo hap

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka uruar sot mirëseardhje Ambasadorit të ri të SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e shenjtë për popullin dhe institucionet e Kosovës. Me Ambasadorin Kosnett, i cili është një diplomat me eksperiencë të madhe dhe që ka kontribuar për vendin tonë edhe më herët, biseduam për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova, por edhe reformat që kemi ndërmarrë si shtet. Kosova do të ecë përkrah me SHBA-të në çdo hap”, ka shkruar Veseli përmes rrjetit social Facebook.


Gjatë ditës së djeshme Presidenti Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit Kosnett. /Telegrafi/