LAJMI I FUNDIT:

Veseli takim lamtumirës me Samuel Zhbogar

Veseli takim lamtumirës me Samuel Zhbogar

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim lamtumirës, ish shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, Veseli e vlerësoi këtë takim përshëndetës si të veçantë, pas shumë viteve të bashkëpunimit të frytshëm.


Me këtë rast, thuhet më tej, Veseli vlerësoi po ashtu kontributin e Zhbogar në rrugën euro-integruese të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/