Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryeministër të Kosovës , Kadri Veseli është zotuar se me ardhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, pensionistët nuk do paguajnë asnjë cent për barnat e tyre.
Teksa ka vizituar njërën nga barnatoret në Prishtinë, Veseli takoi pensionistë të cilëve përveç barnave pa pagesë, u premtoi edhe rritje të pensioneve për 80 përqind në katër vitet e ardhshme.
Pretendenti i PDK-së për kryeministër, premtoi se brenda tetë muajve të mandatit të tij, qytetarët e Kosovës do kenë edhe sigurimin shëndetësor.
“Jam i vendosur që të gjithë pensionistëve, përveç faktit që do u rritet për 80 përqind pensionet për 4 vite, 20 përqind për çdo vit 2020, 20 përqind e çdo vit nga 20 përqind. Barna për pensionistët tanë mosha mbi 65 vjeçar me emër të Zotit nuk kemi me pagua asnjë cent. Ministri i Shëndetësisë me një punë të mirë që ka bërë i ka shpëtuar 12 milionë euro në sektorin e shëndetësisë, pikërisht në ndaljen e abuzimeve, nuk ka pasur çmimore të barnave, i kemi paguar shtrenjtë, nuk kemi pasur kontroll mbi barna, pacientët kanë paguar afati iu ka skaduar. Tani e kemi futur çmimoren, e kemi futur listën esenciale të barnave, për aq sa ka një kontroll jashtëzakonisht të barnave edhe skadence se jemi duke u orientuar që njerëzit e kategori që kanë nevojë për përkrahje me ua mundësua, kush ma shumë ka nevojë sesa pensionistët”, tha Veseli.
Gjatë vizitës i pari i PDK-së, takoi edhe dy pensionistë të cilën kanë qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës për shumë vite.
Polici i pensionuar Sylejman Hajdini teksa falënderoi Veselin për përkushtimin , tha se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka menduar për një jetë më të dinjitetshme për pensionistët.
“Janë disa që brenda javës harxhohen, quhem Sylejman Hajdini jam pensionist. Veseli: Ku keni punuar. Unë në Polici deri në 90’tën dhe pas luftës 9 vite e gjysmë…Ne u jemi mirënjohës, mund të them se ju jeni të vetmit që mendoni për pensionerët..Edhe ne në atë mundësinë tonë, edhe ne do jemi për ju”, tha Hajdini
Veseli po ashtu gjatë vizitë në barnatore takoi edhe Mustafë Dodajn, i cili për 40 vite ka shërbyer si ndihmës i udhëtarëve në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
“Unë jam Mustafë Dodaj, përndryshe jam pensioner i ri, i freskët, tash e dy vite kam punuar në stacionin e autobusëve plotë 40 vite”, tha ky pensionistë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUsyk kthehet fuqishëm në raundet e fundit, Furyn mezi e mbajnë këmbët
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare