LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Orët mësimore të kompensohen në fund të vitit shkollor

Veseli: Orët mësimore të kompensohen në fund të vitit shkollor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet lidhur me kompensimin e orëve të humbura mësimore, ka thënë se brenda një ore mund të arrihet marrëveshje mes SBASHK-ut dhe MASHT-it.

“Kam iniciuar disa takime që kanë qenë dy palësh me MASHT-in dhe SBASHK-un, ka një klimë shumë pozitive për ta tejkaluar këtë situatë”, ka thënë Veseli.


Ai ka thënë se orët mësimore mund të kompensohen në fund të vitit shkollor.

“Kisha pas dëshirë që pas kësaj seance Kuvendi ta autorizoj Komisionin Parlamentar për Arsim që të zhvillojë takime me MASHT-in dhe SBASHK-un për të arritur një marrëveshje që orët e humbura të mësimit të kompensohen në fund të vitit shkollor”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/