LAJMI I FUNDIT:

Veseli ngushëllon familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi

Veseli ngushëllon familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e viktimave të tërmetit në Turqi.

Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Twitter se gatishmëria e Kosovës për të dërguar menjëherë ekipet e specializuara të Forcës së Sigurisë, dëshmon për miqësinë e Kosovës me Turqinë.


“I pikëlluar thellësisht nga lajmet për tërmetin që goditi Elazigun në Turqi. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ato të të plagosurve”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/