LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Miratimi i ligjeve të ERA-s hap i rëndësishëm për integrimet evropiane

Veseli: Miratimi i ligjeve të ERA-s hap i rëndësishëm për integrimet evropiane

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar lart miratimin e pakos së re ligjore të sistemit të drejtësisë e cila u votua me shumicë votash nga deputetët.

Kreu i Kuvendit në profilin e tij në Facebook ka shkruar se me një sistem të drejtësisë funksional e të reformuar, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pandalshëm dhe rruga drejt integrimeve evropiane është më afër.


Veseli po adhtu ka theksuar se Bashkimi Evropian, po ashtu, duhet të tregojë se është më afër Kosovës – duke marrë vendim për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Miratimi i pakos së ligjeve të Agjendës së Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës. Përgëzoj Ministrin e Drejtësisë, Ablerad Tahiri, për punën e tij të jashtëzakonshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë pako të rëndësishme. Me një sistem të drejtësisë funksional e të reformuar, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pandalshëm dhe rruga jonë drejt integrimeve europiane është më afër. Bashkimi Evropian, po ashtu, duhet të tregojë se është më afër nesh – duke marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shtuar Veseli. /Telegrafi/