LAJMI I FUNDIT:

Veseli lë në rrugë Autoritetin e Konkurrencës

Veseli lë në rrugë Autoritetin e Konkurrencës

Kuvendi i Kosovës i ka dërguar para një jave Autoritetit të Konkurrencës (AKK) vendimin e fundit që të largohen nga ky objekt, të cilin ia kishin ndarë vetë disa vite më parë.

Zyrën e vogël në katin e pestë të kuvendit mund ta shfrytëzojnë vetëm edhe nesër 12 punëtorët e këtij autoriteti.


30 marsi është dita e fundit e afatit të përcaktuar për t’u liruar kjo zyrë.

Avdyl Krasniqi sekretar i AKK-së tha se zyrat e reja që janë përcaktuar për ta nuk janë të shfrytëzueshme.

Ndërkohë që nesër përfundon afati kur duhet të largohen Krasniqi thotë se mund të mbesin në rrugë, meqë ankesave të tyre nuk u janë përgjigjur askush.

“Në dhjetorë të vitit të kaluar na kanë ofru zyre në katin e gjashtë në ish objektin e ‘Bankës së Lubjanës’ (objekti i OSBES-së). Por, ne kemi vizituar ato zyre dhe ato nuk janë të përdorshme”, tha Krasniqi.

Ai thotë se nga ajo kohë nuk është ndërmarrë asnjë masë për renovim.

“Ministria e Administratës e ka për obligim me renovu objektin e me rregullu energjinë, dyert e problemet tjera që ka kjo zyrë”, tha ai.

Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe me sekretarin e Kuvendit të Kosovës, mirëpo ai ende nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës.

Autoriteti i Konkurrencës është institucion i pavarur i themeluar në nëntor të vitit 2008, për të luftuar monopolin në vend.

Bordi i saj nuk është kompletuar që nga fundi i vitit 2011. Në prill të vitit të kaluar i përfundoi mandati edhe anëtarit të fundit të bordit. Tani ai “funksionin” vetëm me stafin administrativ dhe nuk mund të marr asnjë vendim.

Vendimi i fundit që ka marrë ky institucion ështa ai i prillit të vitit 2013. /Gazeta Fjala/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori