LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Lajm i mirë që opozita po kthehet në Kuvend

Veseli: Lajm i mirë që opozita po kthehet në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kërkesën e opozitës për mbajtjen e seancës e ka quajtur lajm të mirë.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në një prononcim për media ka thënë se pas seancës së jashtëzakonshme, do të mbahet edhe seanca e rregullt në të cilën do të jenë në rend dite 26 pika.


“E dini që 53 deputetë përmes nënshkrimeve kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme, në aspektin legal dhe procedural është e rregullt për ditën e nesërme. Ndërkohë që Kryesia e Kuvendit ka marr vendim që pas seancës së jashtëzakonshme të vazhdojmë dhe me seancën e zakonshme, në mënyrë që të votojnë edhe 26 pika tjera…. Është lajm i mirë se opozita po kthehet në Kuvend. Të jemi korrekt, një pjesë janë treguar korrekt edhe më herët pasi i kanë votuar këto marrëveshje, me shpresë që do të fillojmë të kemi reflektim të tillë pozitiv karshi atyre që na kanë votuar”, ka thënë Veseli.

“Besoj shumë shpejt në këtë frymë pa seancë të jashtëzakonshme se për besë nuk ka shumë nevojë për seanca të jashtëzakonshme të kemi dhe një seancë plenare që t’i shkrijmë ato dy seancat e jashtëzakonshme që ta kemi një rezolutë të përbashkët për konsensusin nacional dhe në të njëjtën kohë të krijojmë ekipin e përbashkët i cili do të ketë mandatin edhe nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendit që të ballafaqohet në finalen e madhe në dialogun me Serbinë që Kosova të fitoj ulësen në OKB si sovrane e pacenuar në territorin e vet dhe në të njëjtën kohë si unitare”, ka thënë Veseli.

Sa i përket çështjes së korrigjimit të territoreve me Serbinë, Veseli ritheksoi që Kosova është e pandashme.

“Është një fat i mirë, që të gjitha deklaratat që i japim janë publike. Ka katër muaj që mundohem çdo ditë të paraqes mendimin tim. Ne si bartës të përgjegjësive politike, na u kanë që pesë muaj. Kjo ka qenë arsyeja pse kam kërkuar tryezë të partive politike, Kosova është e pandashme, për mua si kryetar i PDK-së, është një. Sa i përket shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Kosova do të jetë më e zëshme për shqiptarët kudo që janë veçanërisht për ata të Luginë së Preshevës”, theksoi ai.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori