LAJMI I FUNDIT:

Veseli: “Kurrizi’ simbol i Prishtinës

Veseli: “Kurrizi’ simbol i Prishtinës

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se sot është takuar me dy nga kandidatët për deputetë të kësaj partie Eliza Hoxha dhe Migjen Kelmendi.

Veseli tha se ata biseduan në një nga kafetë e Kurrizit në Prishtinë.


“Ky lokacion simbol i Prishtinës ka qenë një dëshmi e vitalitetit dhe forcës së qëndresës së rinisë shqiptare nën robëri, e cila sot në kushtet e lirisë shpërfaqet me talentë që shkëlqejnë në nivel ndërkombëtar të artit e sportit”.

Postimi i plotë:

Me Elizën dhe Migjenin u ulëm për të biseduar në një nga kafetë e Kurrizit. Ky lokacion simbol i Prishtinës ka qenë një dëshmi e vitalitetit dhe forcës së qëndresës së rinisë shqiptare në robëri, e cila sot në liri përfaqësohet me talentë që shkëlqejnë në nivel ndërkombëtar të artit e sportit.

Shpërndajeni edhe ju që keni kujtime të tilla nga ajo kohë! /Telegrafi/