LAJMI I FUNDIT:

Veseli flet për mundësinë e mbylljes së Bondsteel-it: Janë ide të çoroditura, kur mendojnë që do të na vijë ndonjë e keqe nga SHBA (Vdieo)

Veseli flet për mundësinë e mbylljes së Bondsteel-it: Janë ide të çoroditura, kur mendojnë që do të na vijë ndonjë e keqe nga SHBA (Vdieo)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë ka folur për proceset politike në vend dhe për mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Veseli duke folur rreth vizitës së krerëve të lartë amerikanë, tha se është vizitë shumë pozitive.


Sipas tij, çdo mesazh, përgjigje, kërkesë apo qëndrim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë edhe i Kosovës.

“Është vizitë shumë pozitive, për vet faktin se njerëz me shumë përgjegjësi vijnë këtu. E kam takuar këtë delegacion në Shtëpinë e Bardhë, janë njerëz të afërt të presidentit Trump. Çdo mesazh, përgjigje, kërkesë apo dhe qëndrim i SHBA duhet të jetë bashkërisht dhe i Kosovës. Ajo çka ne duhet të bëjmë që është që mos ta dramatizojmë situatën. Shumë gjëra që po ndodhin muajt e fundit në Kosovë, po përdoren për punë të brendshme dhe kjo po i dëmton qytetarët e Kosovës. Ne duhet të orientohemi atë çka e kemi përball, Serbinë e jo Amerikën, pasi e kemi krah”, ka thënë ai.

Veseli po ashtu tha se Republika e Serbisë deri tani po tregon agresivitet ndaj Kosovës dhe kjo është një nga arsyet pse kanë ndërmarr veprime ndaj saj.

“Si të sillet Serbia me ne dhe ne ashtu do të sillemi ndaj tyre”, u shpreh kryeparlamentari, Veseli.

I pyetur për spekulimet e fundit që amerikanët do ta mbyllin qendrën ushtarake Bondsteel nga Kosova, Veseli tha “SHBA janë partneri më i sigurt i Kosovës, në shtet formim. Janë ide të çoroditura, kur mendojnë që  do të na vij ndonjë e keqe nga SHBA. Janë njerëz të pa mençur dhe të paditur. Duhet të ndalet kjo qasje, kundër kësaj frymë. Ne nuk e kemi partner Rusinë po SHBA. Do të qëndroj baza në Bondsteel, por ne duhet të jemi më të mençur që t’i mbajmë ata. Duhet të sjellim investitor amerikanë”.

Ndryshe, Veseli tregoi se javën që do të vijë do të mbahen gjithsej katër seanca, nga të cilat dy do të jenë seanca të jashtëzakonshme.

“Më datë 5, 6 dhe 7 mars i kemi katër seanca. Dy janë të jashtëzakonshme dhe njëra më 6 mars është seancë solemne për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe  për komandantin Adem Jashari, ndërsa më 7 mars kemi seancën e rregullt plenare”, njoftoi kryetari i Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori