Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me drejtorët ekzekutivë të Bankës Botërore, me të cilët ka diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë, përparimet që janë shënuar në këtë fushë, sidomos në fushën e legjislacionit, por edhe për hapat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar më tej situatën ekzistuese.
Duke theksuar nevojën e një klime sa më të favorshme për të bërë biznes në Kosovë dhe për tërheqje të investitorëve të huaj, kryeparlamentari Veseli ka vlerësuar se legjislacioni duhet të jetë stimulues për biznesin, duke nxitur prodhimin dhe forcuar eksportin.
Në këtë drejtim, thuhet në një njoftim, ai ka shprehur përkushtimin e tij që Kuvendi të krijojë bazë sa më të përshtatshme ligjore për të hequr barrierat burokratike dhe për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm për iniciativën e lirë ekonomike.
Pikë e veçantë e diskutimit ka qenë edhe fillimi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, rehabilitimi i termocentralit “Kosova B”, si dhe gjetja e formave tjera alternative për prodhimin e energjisë në Kosovë.
Në këtë kontekst, sipas njoftimit, kryeparlamentari Veseli ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke i siguruar drejtorët ekzekutivë se institucionet e Kosovës do t’i përmbushin të gjitha obligimet që ky projekt të jetësohet në afatin sa më të shpejtë.
Po sipas njoftimit, drejtorët ekzekutivë të Bankës Botërore, nga ana e tyre, shprehën falënderimin për pritjen nga kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe shprehën vlerësimet e tyre për arritjet që ka pasur Kosova që nga paslufta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur