Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë “Speeex” në Prishtinë, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike.
Gjatë kësaj vizitë, kryetari Veseli është njohur me shërbimet që ofron kjo kompani dhe kushtet e punës brenda saj.
Fikret Murati, pronar i kompanisë, ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, duke e vlerësuar vizitën një mesazh të fortë mbështetjeje për punë të mëtutjeshme.
Murati tha se kompania “Speeex” numëron 472 të punësuar, me pagë mesatare mbi 700 euro dhe bashkëpunon ngushtë me kompani të fuqishme ndërkombëtare.
Kryeparlamentari Veseli tha se teknologjia, inovacioni e ndërmarrësia janë e ardhmja e Kosovës dhe vizioni të cilin do ta ndjekë Kosova në Dekadën e re.
“Ne do t’i përkrahim këta njerëz inovatorë dhe të ndërmarrësisë, të cilët po na tregojnë si cila është rruga e zhvillimit të Kosovës”, theksoi Veseli.
Kryeparlamentari Veseli tha se kompanitë e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit do të ketë mbështetje, ndërsa shtoi se me pak mbështetje nga shteti, këto kompani do ta dyfishojnë numrin e të punësuarve.
“Kemi hequr të gjitha taksat të cilat ndërlidhen me importin e pajisjeve harduerike, por nuk është kjo e vetmja. Nëpërmjet Ministrisë së Inovacionit do të fokusohemi edhe te trajnimet. Ne do të jemi përkrah Fikretit dhe investitorëve si ai”, theksoi Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak