LAJMI I FUNDIT:

Vesekovci i Vushtrrisë, fshati që i kanë mbetur vetëm dy familje (Video)

Vesekovci i Vushtrrisë, fshati që i kanë mbetur vetëm dy familje (Video)

Rreth njëzet kilometra larg Vushtrrisë në pjesën veriore të saj, gjendet fshati Vesekovc.

Ky vend malor ka mbetur vetëm me dy familje. Madje as ata nuk mund t’i gjesh andej pari.

I vetmi që endej fshatit ishte Naser Parduzi, dikur banor i këtij fshati.

Ndonëse nuk jeton më në vendlindjen e tij, ai ka thënë se vjen shpesh për ta ushqyer dashurinë që ka për të.

“Kemi jetuar në këtë fshat deri nga viti 1990. Jemi shpërngulur dhe kemi shkuar në Gjermani ku edhe sot jetojmë. Kur kemi kohë vijmë e vizitojmë fshatin dhe punojmë pak. Më herët fshati ka pasur 25 shtëpi, sot ka vetëm dy të banueshme”, tha për RTV Dukagjinin, Naser Parduzi.

Naser Parduzi, ishte 25 vjeçar kur ishte shpërngulur nga ky fshat, por jo edhe për ta harruar.

Sot, në kopshtin e tij gjenden afro 300 pemë për të cilat kujdeset, sa herë që vjen në pushime.

“Është vend shumë i mirë për pemëtari dhe blegtori kush ka mundësi, por sot është braktisur”, tregon më tej Naser Perduzi.

Ky fshat malor, kishte afro 25 shtëpi, ndërkaq sot ka mbet me vetëm dy familje.

Naser Parduzi tregon për vështirësitë e të jetuarit në këtë vend.

“Kanë mbetur vetëm dy shtëpi dhe ato merren me blegtori. Ajri ka qenë i mirë por nuk ka pasur rrugë. Rryma ka ardhur shumë vonë. Kur erdhi rruga dhe rryma fshati u braktisë”, tregon ish-banori i fshatit Naser Parduzi.

Naser Parduzi ka thënë se shpesh vjen që të heq mallin e vendlindjes vetëm duke soditur natyrën, dhe duke ndjerë ajrin e pastër të fshatit Vesekovc./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori