Vesa Vllasaliu publikon çaste të ëmbla me Mirlind Dakun

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me partnerin e saj, futbollistin Mirlind Daku.
Edhe pse lidhjen e kanë mbajtur të fshehtë nga vëmendja publike, për muaj me radhë është folur për romancën mes tyre.
Në media janë raportuar raste kur Vesa është parë duke e përkrahur Dakun në ndeshje të ndryshme, përfshirë edhe së fundmi në stadiumin Air Albania, gjatë përballjes ndaj Letonisë.

Sot, Vesa ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetet sociale, ku shihet pranë futbollistit në momente të ëmbla.
Në njërën prej fotove, ajo shfaqet duke e puthur të dashurin, ndonëse ka zgjedhur të mos e zbulojë plotësisht portretin e tij, duke ruajtur disi privatësinë e lidhjes.

Postimet e saj sugjerojnë se çifti po feston një moment të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre – me shumë gjasë përvjetorin e lidhjes – duke qenë se paraprakisht ajo ndau në Instagram edhe një dhuratë në formën e një buqete me lule.


























































