LAJMI I FUNDIT:

Vërtetimi i dënimit të Todosijeviqit nga Apeli, reagon BE-ja

Vërtetimi i dënimit të Todosijeviqit nga Apeli, reagon BE-ja

Gjykata e Apelit në Kosovë e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim për mohimin e Masakrës së Reçakut.

Por, për këtë çështje ka reaguar Bashkimi Europian duke i rikujtuar Kosovës se nuk e ka zbatuar një marrëveshje të arritur në Bruksel në lidhje me një rast të tillë.


Zëdhënësi i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se Kosova, sikurse Serbia, duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të nënshkruara.

“Lidhur me modalitetet e gjykimit të zotit Todosijeviq në apel, ne kujtojmë se marrëveshja e vitit 2013 e arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë mbetet e vlefshme. Kjo marrëveshje parashikon ndër të tjera se “Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serbë të Kosovës që do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe të Kosovës”. Në këtë rast të veçantë, nuk është respektuar”, ka thënë Stano për Klan Kosova.

Gjithashtu, ai ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është gurthemeli i normalizimeve të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk guxon të minohet.

“BE pret që të gjitha marrëveshjet e dialogut të respektohen dhe zbatohen plotësisht nga të dyja palët. Ne gjithashtu presim që të dyja palët të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”.

Megjithatë, BE është kundër një mendimi si Teodosijeviqit dhe tha se është kundër vlerave që promovon Unioni.

“Në të njëjtën kohë, ne theksojmë fuqimisht se çdo mohim ose revizionizëm i ngjarjeve të ndodhura gjatë konflikteve në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990 është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Europian dhe projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë respekt për viktimat dhe të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të mirëfilltë të së kaluarës. Rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve”, ka përfunduar Stano.

Gjykata e Apelit konfirmon dënimin ndaj deputetit të Listës Serbe, Ivan Todosijeviq
Lexo po ashtu Gjykata e Apelit konfirmon dënimin ndaj deputetit të Listës Serbe, Ivan Todosijeviq

Todosijeviq në mars të vitit 2019 kishte deklaruar se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Në këtë vit, Todosijeviq ishte ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe për këtë deklaratë ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas vendimit të Gjykatës Themelore, mbrojtja e të pandehurit ishte ankuar në Gjykatën Supreme, duke thënë se ai nuk ka bërë vepër penale me deklaratën e tij. Por, ai u dënua nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Masakra e Raçakut, në të cilën 45 shqiptarë të Kosovës u vranë nga forcat serbe, ishte një nga ngjarjet që e shtynë NATO-n të fillojë fushatën e bombardimeve për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori