LAJMI I FUNDIT:

Del nga shtrati lumi “Drenica”, vërshon disa fshatra

Del nga shtrati lumi “Drenica”, vërshon disa fshatra

​Reshjet e djeshme të shiut dhe shkrirja e bores ka dëmtuar toka në fshatin Henc dhe Vragoli të Fushë-Kosovës. Po ashtu, këto reshje kanë bërë që lumi Drenica të dal nga shtrati duke shkaktuar dëme tek banorët e fshatit Komoran të Drenasit.

Vërshimet e ujit dëme më të mëdha i ka shkaktuar pronarit të njërit nga restorantet në Komoran, Granit Bujupi, i cili për KosovaPress ka deklaruar se këto vërshime i kanë shkaktuar dëme me vlerë prej 15 mijë eurosh.


Sipas tij, vetëm brenda këtij sezoni të dimrit ky lokal është vërshuar tri herë nga uji.

“Dëmi është deri diku kap shifrën 15 mijë euro sepse më ka dëmtuar edhe brenda më ka hy, kësaj radhe ende nuk ka hyrë por jemi duke pritur mos po hynë jemi në gjendje gatishmërie por diku dëmi është afër 15 mijë euro, shpresojmë që të gjejmë përkrahje edhe prej komunës ose institucioneve me na përkrah diçka”, tha ai.

Ai kërkoi nga institucionet komunale që të bëjnë zgjerimin e shtratit të lumit me qëllim që t’i ikin këtij dëmi.

Sipas tij, përveç zjarrfikësve askush nuk ka ardhur nga komuna t’i vizitojë për gjendjen e krijuar.

“Herën e parë para ndoshta dy muajve kanë qenë komuna, tani kanë qenë zjarrfikësit, domethënë që i kemi thirrur ne, kanë qenë por nuk kanë parë të arsyeshme me ndërmarrë asgjë sepse është e pamundur me mjetet që i posedojnë ata sepse me çfarë do mjeti me pas këtu është e pamundur me intervenu me largu tërë këta ujë…Jo ende nuk ka qenë askush jemi duke pritur”, u shpreh ai.

Shqetësimin për gjendjen e krijuar në këtë fshat kanë shprehur edhe banorë të tjerë të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës, mirëpo deklaruan se po rrezikon gjithmonë nga vërshimet sa herë që ka të reshura.

Ndryshe reshjet e shiut dhe shkrirja e bores ka dëmtuar toka të shuma edhe në fshatin Henc dhe Vragoli shumë e Fushë-Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori