LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet në Maqedoni, Kuvendi do diskutojë për përgjegjësinë e institucioneve

Vërshimet në Maqedoni, Kuvendi do diskutojë për përgjegjësinë e institucioneve

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, njëzëri mori vendim që të mbahet debat mbikëqyrës për zbatimin e rregullave ligjore dhe nënligjore në fushën e sistemeve hidromeliorative dhe të punëve hidrometeorologjike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas propozuesit, qëllimi i kërkesës për debat mbikëqyrës është të debatohet rreth lëshimeve dhe përgjegjësive gjatë menaxhimit me vërshimet.


“Një nga qëllimet kryesore të debatit mbikëqyrës është konstatimi i përgjegjësisë së institucioneve dhe individëve, të cilët kanë obligim ligjor të analizojnë dhe planifikojnë rrjedhat dhe aktivitetet sa u përket sistemeve hidromeliorative dhe punëve hidrometeorologjike, në interes të zbatimit cilësor dhe në kohë të kompetencave ligjore për prezantimin, parandalimin e pasojave të mundshme dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronave të tyre si dhe mbrojtjen e të mirave natyrore dhe materiale të RM”, ka deklaruar Pançe Orcev nga LSDM.

Edhe grupi parlamentar i OBRM-PDUKM e ka mbështetur këtë nismë, por dyshon se LSDM mund ta keqpërdorë debatin për pikë politike.

“E pranojmë nismën në pjesën ku thuhet se fatkeqësia natyrore është shkaktuar nga të reshurat e mëdha në territorin e këtij rajoni. Dhe kjo është ashtu siç e thoni, pasi kjo ishte një nga fatkeqësitë më të mëdha që mbahet mend që ka ndodhur në Maqedoni. Në varësi të asaj hapësire të vogël që ka përfshi dhe intensiteti i të reshurave që ndodhi atje dhe shpejtësia që ndodhi e gjithë kjo. Por, pjesa ku ju silleni si gjykatës në vetë nismën është e papranueshme për grupin parlamentar të OBRM-PDUKM”, ka thënë Nikola Micevski nga OBRM-PDUKM.

Komisioni nuk e ka caktuar datën se kur do të mbahet debati mbikëqyrës rreth lëshimeve dhe përgjegjësive gjatë menaxhimit me vërshimet që përfshinë rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, por rregullorja parasheh që debati mbikëqyrës të mbahet më së voni 10 ditë pas miratimit të vendimit për mbajtjen e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori