Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati e konsideron të rëndë gjendjen në këtë komunë si pasojë e vërshimeve.
Ai thotë se situata është e ngarkuar me sasi të ujit më shumë se herën e kaluar kur kjo komunë u përball me vërshime.
Megjithatë ai thekson se vërshimet nuk janë përhapur në gjithë territorin e komunës së Istogut dhe se banorët nuk janë në rrezik. Por thekson se dëmet janë më të mëdha.
“Po përsëritet për herën e dytë pothuajse brenda 1 muaji, gjendja është e keqe dhe mund te them se është më e ngarkuar me sasi të ujit se herën e kaluar, mirëpo fatmirësia është që nuk është e hapur në gjithë territorin e komunës qysh ka qenë herën e kaluar”, ka thënë ai.
Në këtë komunë janë tetë fshatra të cilat po përballën me vërshime derisa fshati Drejë shënon 12 familje që vazhdojnë të jenë të bllokuara deri në arritjen e ekipeve të FSK-së për evakuim.
Ferati shton se të gjithë banorët e bllokuar do të largohen sot nga shtëpitë e tyre.
“Sasitë e ujit janë të mëdha dhe levizja e ujit është me shpejtësi të madhe por fatmirësisht është jashta për me rreziku jetën e qytetarëve. Nuk po ndodh për herë të parë por po ndodh për herë të parë me ketë sasi. Do të shkojmë deri të shtëpia e fundit që të ju tregojmë që shteti, komuna është afër tyre në këtë ditë të vështirë”, ka thënë ai.
Sipas tij familjet e prekura nga vërshimet do të përkrahen për sanimin e dëmeve.
“Fillimisht ofrimi i gjërave bazike, rroba, batanije, dhe ushqim, ofrimi i strehës zakonisht përdoren familjarët qe i kanë më të afërt, pastaj ekipet tona dalin të bëjnë vlerësimin e situatës dhe dëmeve dhe u drejtohemi Agjensionit të Emergjencave në Ministrinë e Brendshme , qe sado pak të ua lehtësojmë dënim që u ka ndodh”, thotë kryetari i Istogut.
12 familje në fshatin Drejë të Istogut kanë mbetur e po presin që të evakuohen meqë kanë mbetur të bllokuara pas reshjeve të dendura të shiut.
Ekipet emergjente të komunës dhe zjarrfikësit nuk kanë arritur të depërtojnë në këto shtëpi dhe po presin ekipet e FSK-së që t’u dalin në ndihmë.
Deri më tani, janë dy familje shtëpitë e të cilëve ndodhen në fillim të fshatit Drejë, të cilat kanë arritur të evakuohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa
Kurti në Sarajevë: Ka më shumë shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë
KMDLNj kritikon procesin gjyqësor të Speciales: Gjykatë raciste, mbi Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc
Vetaksident te rrethi i Çagllavicës, vetura përfundon në dyqan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic