Nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Fadil Krasniqi ka treguar se vërshimet e fundit i kanë dëmtuar ekonomitë familjare me rreth 500 mijë euro, kurse 100 familje kanë pësuar dëme.
Krasniqi ka sqaruar se në këtë shumë nuk janë përfshirë dëmet e shkaktuar te bizneset si dhe tokat bujqësore.
“Këto vërshime kanë dëmtuar edhe shtëpitë si në Albanë të Madhe e të Vogël që janë disa përroska të cilat rrjedhin. Ne si komunë kemi formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet jemi në përfundim të vlerësimeve dhe po llogarisim përafërsisht që dëmet vetëm në ekonomitë familjare mund të arrijnë deri në 400-500 mijë euro pa llogaritur edhe dëmet që janë bërë në bizneset e vogla dhe të mesme në Fushë-Kosovë dhe pastaj edhe dëmet në sipërfaqet bujqësore. Llogaritet që uji brenda në shtëpi uji ka hyrë në 100 shtëpi me të cilat natën kritike që kanë të vërshuara së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ne e kemi bërë evakuimin e tyre shtëpive dhe kryesisht janë vendosur tek të afërmit e tyre”, tha Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online.
Veç vërshimeve, ai njofton se edhe pandemia ka ndikuar si në ekonomitë familjare të kësaj komune ashtu edhe në bizneset e vogla, të mesme e të mëdha.
“Pandemia ka ndikuar në veçanti tek mirëqenia e qytetarëve, pastaj në vet ekonomitë familjare por edhe bizneset e vogla te mesme e të mëdha të cilat nuk kanë mundur t’i realizojnë planet që në mënyrë indirekte ajo ndikon edhe në grumbullimin e të hyrave vetanake. Megjithatë edhe brenda këtij viti sipas të dhënave që kemi komuna ka arritur që ta realizojë planin e realizimit të të hyrave vetanake në Komunën e Fushë Kosovës”, ka thënë ai.
Tutje, nënkryetari ka treguar për EO se kjo komunë po përfundon projektin për ndërtimin e një rrethrrotullimit që do të ndikojë në lehtësimin për qarkullim.
“Besoj që këto ditë përfundon projekti i mobilitetit që është shumë i rëndësishëm për qytetarët që do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në Fushë Kosovë. Së bashku më ministrin e Infrastrukturës Abrashin kemi përfunduar një projekt që është shumë i rëndësishëm për shkarkimin e rrugës së ‘Dardanisë’, ku është përgatitur projekti lidhur me një rrethrrotullim që do të vendoset te Pompa Kastrati”, është shprehur ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën