LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet e aktivizuan Mekanizmin për mbrojtje civile të BE

Vërshimet e aktivizuan Mekanizmin për mbrojtje civile të BE

Komisioni Evropian ka informuar se sot Republika e Maqedonisë e ka aktivizuar Mekanizmin e BE për mbrojtje civile pas vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjes së dheut që morën shumë jetë njerëzish në periferi të kryeqytetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ekipi i ekspertëve teknik do të arrijë më 9 gusht për të bërë vlerësim të dëmit të shkaktuar dhe tu jep rekomandime autoriteteve për mbrojtje civile në nivel kombëtar dhe lokal.

“BE është e gatshme ti ofrojë ndihmë IRJM tani kur i nevojitet më së shumti. Për momentin ne jemi në kontakt me autoritetet në Shkup dhe me vendet tjera të cilët janë pjesë e Mekanizmit për koordinim me qëllim që të sigurojmë përgjigje të shpejtë ndaj kërkesës. Tashmë është dërguar eksperti për ndihmë humanitare dhe pritet që ekipi për mbrojtje civile të arrijë nesër. Apeloj që sa më shpejtë të arrijnë oferta për ndihmë. Po ashtu, ne jemi të gatshëm të sigurojmë ndihmë humanitare nëse ka nevojë, ka deklaruar Hristos Stilianides, komisar i BE për ndihmë humanitare dhe menaxhim me kriza.

Mekanizmi për mbrojtje civile e Bashkimit Evropian mundëson koordinim të aktiviteteve gjatë katastrofave natyrore mes 34 vendeve evropiane (28 anëtare të Bashkimit, Maqedonia, Islanda, Norvegjia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori