LAJMI I FUNDIT:

Verifikohen 5,778 fletëvotime nga diaspora, 1,632 refuzohen

Verifikohen 5,778 fletëvotime nga diaspora, 1,632 refuzohen

Deri të mërkurën janë verifikuar 5,778 fletëvotime të ardhura nga diaspora dhe prej tyre janë refuzuar 1,632 apo 28.2 për qind.

4,146 fletëvotime janë aprovuar dhe ato do të numërohen në momentin kur të nisë ky proces. Lajmi është bërë i ditur nga organizata Germin, e cila është duke e vëzhguar këtë proces nga afër.


KQZ: Aprovohen 4,811 zarfe me fletëvotime nga diaspora, refuzohen 1,891
Lexo po ashtu KQZ: Aprovohen 4,811 zarfe me fletëvotime nga diaspora, refuzohen 1,891

Sipas njoftimin në rrjetin social në Facebook bëhet se GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Siç thuhet në njoftim, një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të filloj procesi i numërimit. /Telegrafi/