LAJMI I FUNDIT:

Vërejtjet e Asociacionit Most në lidhje me periudhën e deritanishme të fushatës zgjedhore në Maqedoni

Vërejtjet e Asociacionit Most në lidhje me periudhën e deritanishme të fushatës zgjedhore në Maqedoni

Pjesa e parë e fushatës zgjedhore kryesisht kaloi në mënyrë qetë, me aktivitete intensive nga ana e pjesëmarrësve në zgjedhje – nga vizitat derë më derë, e deri në tubime të mëdha partiake.

Janë vërejtur aksione të përbashkëta të kandidatëve për kryetarë: pastrim, takime për kafe, nënshkrim deklaratash dhe takime me qytetarët.


Ky është vlerësimi i organizatës qytetare MOST nga vëzhgimi i fushatës nga periudha pre 25 shtator deri më 4 tetor 2017.

Nga MOST kanë detektuar keqpërdorime të resurseve publike, më së shpeshti nga kryetarët aktual të komunave që bëjnë rikandidim për mandat të ri, por është vërejtur edhe shtypje për pjesëmarrje në tubime partiake nga komunat, organizim i takimeve partiake gjatë orarit të punës në dy komuna nga kryetarë të OBRM-PDUKM-së, si dhe një rast i kërcënimit për votim të kandidatit të pavarur.

Sipas Asociacionit qytetar, një pjesë e vendimeve të Komisionit shtetëror zgjedhor janë sjellur në seanca për të cilat nuk janë informuar vëzhguesit e organizatave. Poashtu, KSHZ nuk i raporton proçes verbalet e saj në kohë, pjesë e vendimeve të miratuara nuk publikohen në ueb faqe, që pamundëson transparencën e plotë të punës së saj.

MOST ka bërë vëzhgimin e formimit të Komisioneve zgjedhore nga 48 Komisionet zgjedhore komunale dhe ka konstatuar se për dallim nga zgjedhjet paraprake kur janë vërejtur më shumë parregullsi, tani në pjesën më të madhe procesi është në pajtim me Rregulloren zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori