Vetëm një ditë pas protestës në Philadelphia, gjasat për lirimin e Meek Mill duket të jenë më të larta.

Të mërkurën avokati i reperit dorëzoi dokumentet që me shumë gjasë do ta lirojnë reperin nga burgimi dhe do ta ndryshojnë verdiktin e gjykatës për shkak të skandalit të korrupsionit në Departamentin e Policisë në Philadelphia.


meek mill e1512984328521

Prokurorët thonë se shumcë prej verdikteve tjera janë kthyer pas këtij skandali dhe Meek Mill pritet që të jetë një prej tyre sipas raportimeve të fundit. Prorurorët thonë se nuk ka arsye që Meek Mill të mos lirohet.

Më parë ekipi i Meek Mill ka kërkuar lirimin e tij me kusht dhe ka kërkuar edhe largimin e gjykatësit Genece Brinkley.

la et mg nicki minaj meek mill split breakup 20170105

Meek Mill mbajti një fjalim për adhuruesit e tij të martën duke u shfaqur në një transmetim të drejtpërdrejt në TIDAL.

Meek Mill dhe arrestimi i tij shkaktuan shumë reagime në mesin e adhuruesve dhe kolegëve.

meek mill d euml nohet me burg hd

Yje si Jay Z, Rick Ross dhe shumë të tjerë publikisht shprehën përkrahjen për reperin. /Telegrafi/