Prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera dhe Besnik Sahatçiu – Ora, pushimet e tyre të verës po i kalojnë në Ulqin.

Ata po i shijojnë ditët e nxehta në lagunën e Lumit Buna, aty ku edhe familja posedojnë një shtëpi private.


Vera e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me fansat e saj disa fotografi të reja nga pushimet.

veraora 233064284 343312850869517 460356516495985273 n

Fillimisht ajo pozoi me një palë bikini njëpjesëshe në brigjet e lumit, teksa vuri në pah linjat e saj atraktive trupore.

veraora 232972573 1461628394201497 6362635125141162760 n

Vitaliteti i saj dhe të qenurit në top formë, ka bërë që Vera të duket ndryshe dhe më në top formë, ani pse i ka kaluar të pesëdhjetat.

“Pjesa më e mirë e ditës, duke krijuar kujtime”, shkroi psikiatrja Sahatçiu në mbishkrimin e fotografive.

veraora 229922589 130555139265649 7596475292490921556 n

Në imazhet e radhës, ajo u shfaq në mes të gjelbërimit me një palë bikini bojëqielli, ndërsa gjithashtu theksonte vijën e saj të trupit.

veraora 233185128 459269579053558 8452788078134911400 n

“Kopshti i Besnikut në shtëpinë tonë verore, bravo i dashuri im për përpjekjen”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e fotografive pasuese.

Vera përndryshe është e njohur edhe si këshilluese dhe avokate e shëndetit mendor dhe shpesh inkurajon ndjekësit e saj në rrjetet sociale, që t’i kushtojnë rëndësi mirëqenies së tyre emocionale. /Telegrafi/

veraora 232104893 951664932281850 597701360063216410 n Foto: Vera Ora/Instagram