LAJMI I FUNDIT:

Vera e mirë nuk shkakton dhembje koke

Vera e mirë nuk shkakton dhembje koke

Duhet respektuar gastronominë, por jo edhe të bëhemi robër të rregullave, mirëpo të zhvillojmë shijen tonë dhe t’i besojmë asaj

Rregull e përgjithshme është që të shkohet nga e ngjyra e shndritshme drejt më së errëtës.


E quajnë poezi në shishe, dashuri e lëngët, mbret i lëngjeve, dritë e diellit e robëruar në ujë. Me të festohet, gëzohet, vuhet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, viteve të fundit nga pirja e verës është bërë edhe fama – si të pihet, bashkë me cilin ushqim, si të mbahet gota në dorë, sa gjatë t’i merret erë. Ndërkaq duhet vetëm të kënaqeni, porosit prodhuesi Benjamin Meia.

– Duhet respektuar gastronominë, por jo edhe të bëhemi robër të rregullave, por të zhvillojmë shijen tonë dhe t’i besojmë asaj. Rregull i përgjithshëm është që të shkohet nga ngjyra e shndritshme drejt së errëtës dhe kështu mbrëmjen e fillojmë me verën e bardhë të lehtë, e vazhdojmë me verën rozë dhe e përfundojmë me verën e zezë, – këshillon Mei.

Nëse mbrëmjen e kalojmë duke i përzier verërat, mëngjesin do ta presim me kokë të rënduar – leksion të cilin shumica nesh e ka mësuar gjatë rritjes. Mirëpo, bashkëbiseduesi ynë thotë “e gjithë kjo ndodh nga vera e keqe”.

– Dhembja e kokës shfaqet për shkak të sulfitit, i cili gjendet në shumë verëra të cilësisë së keqe. Vera e mirë nuk shkakton dhembjen e kokës – thotë duke qeshur bashkëbiseduesi ynë, në shtetin e të cilit vlen fjala e urtë: Dita pa verë është si dita pa diell.

Njeriu i cili prodhon verë “midis maestralit dhe detit Mediteran” është i mendimit që vera më e mirë është ajo e cila ndahet me miqtë.

Poenta e verës është që të ndani momentin e bukur me personin me të cilin kënaqeni duke konsumuar pijen hyjnore.

– Disa verëra pihen me miqtë, disa të tjera me një person special, ndonëse ka edhe verëra të tilla të cilat më mirë “rrëshqasin” kur jemi vetëm, – përfundon Mei. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori