LAJMI I FUNDIT:

Venezuela do të lëshoj në qarkullim monedhën për shkëmbim me kritpovalutën ‘Petro’

Venezuela do të lëshoj në qarkullim monedhën për shkëmbim me kritpovalutën ‘Petro’

Venezuela, një vend që lufton me një nga recesionet më të thella ekonomike, në muajin gusht do të lëshoj në qarkullim një monedhë të re të lidhur me kriptovalutën e saj “Petro”.

Ky lajm është raportuar nga vet presidenti Nikolas Maduro, duke e quajtur këtë monedhë të re “Bolivar Soberano”, e cila do të ndihmojë të marrë pesë zero nga Bolivari, monedha e saj aktuale.


Maduro u citua të thoshte se “Ky proces i ri ekonomik,për shpërndarjen e monedhës, do të fillojë më 20 gusht në mënyrë të përhershme me qarkullimin dhe lëshimin e monedhës së re që do të ketë një metodë të re të ankorimit të naftës”, përcjell Telegrafi.

Sipas raporteve të ndryshme, po merren masa për të parandaluar shkallën e inflacionit të vendit prej 1 milionë për qind, një numër që pritet të arrihet këtë vit. Ekonomia e Venezuelës ka rënë vazhdimisht pas uljes të çmimit të naftës në vitin 2014.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, inflacioni i Venezuelës do ta vërë krizën e saj ekonomike në një nivel me atë të Zimbabvesë në vitet 2000 dhe Gjermanisë në vitet 1920.

Bolivar Soberano i Maduros, sipas fjalëve të tij, është vendosur të “stabilizojë dhe ndryshojë jetën monetare dhe financiare të vendit në mënyrë radikale”. Kritikët kanë vënë në dukje se kriptovaluta e mbështetur nga nafta vuan nga besueshmëria e ulët, pasi qeveria nuk ishte në gjendje të menaxhonte siç duhet Bolivarin.

Venezuela në prill tha se ndikimi i naftës do të ndihej brenda tre deri në gjashtë muaj dhe tani pretendon se “do të përfundojë duke u konsoliduar teknologjikisht dhe financiarisht”.

Venezuela lanson kriptovalutën Petro
Lexo po ashtu Venezuela lanson kriptovalutën Petro

Në dhjetor të vitit të kaluar ishte Maduro, i cili prezantoi kriptovalutën e mbështetur në rezervat e naftës së vendit dhe deri në shkurt të 2018-së ishin mbledhur 735 milionë dollarë përmes saj. /Telegrafi/