LAJMI I FUNDIT:

Venezuela me ekonominë më të mjerueshme në botë për vitin 2018

Venezuela me ekonominë më të mjerueshme në botë për vitin 2018

Çmimet gjithnjë në rritje për këtë vit janë një kërcënim për ekonominë botërore, sipas ‘Misery’ prezantuar nga Bloomberg, një indeks që përmbledh inflacionin dhe papunësisë për 66 ekonomitë e botës, shkruan Telegrafi.

Venezuela për të katërtin vit radhazi rendit si ekonomia më e mjerë në botë, me një rezultat që është më shumë se tre herë më i lartë se ajo që ishte në vitin 2017. Tailanda përsëri mbetet vendi me ekonominë ‘më pak të mjerueshme’, megjithëse mënyra unike e kombit për llogaritjen e papunësisë e lënë Singaporin në pozitën e dytë.


Indeksi mbështetet në konceptin e vjetër që inflacioni i ulët dhe papunësia përgjithësisht ilustrojnë se sa mirë duhet të ndjehen qytetarët e një ekonomie. Ndonjëherë, natyrisht, një numër i ulët mund të jetë çorientues në secilën kategori: për shembull, çmimet e ulëta mund të jenë një shenjë e kërkesës së dobët dhe papunësia tepër e ulët i kushtëzon punëtorët që të gjejnë punë më të mira. /Telegrafi/