LAJMI I FUNDIT:

Venediku ndalon ankorimin e anijeve të mëdha

Venediku ndalon ankorimin e anijeve të mëdha

Qeveria italiane ka bërë të ditur se anijet e mëdha për pasagjerë, përkohësisht do të ankorohen në portin Marger – që do të thotë se nuk do të guxojnë t’i afrohen qendrës së Venedikut.

Ministrat e Ambientit, Kulturës, Turizmit dhe Infrastrukturës, kanë vendosur që përkohësisht të gjithë anijet të ankorohen në Marger – për të mbrojtur trashëgiminë kulturore që nuk i përket vetëm Italisë por edhe botës, thuhet në një kumtesë të përbashkët, transmeton Telegrafi.


Katër ministrat janë pajtuar gjatë një video-konference që t’i mbajnë sa më larg Venedikut, për ta ruajtur trashëgimin kulturore. Anijet në Venedik prej vitesh janë burim i debateve të ashpra.

Kritikët thonë se anijet turistike janë “të këqija për sy” dhe paraqesin një lloj rreziku për ambientin – duke i kontribuar edhe turmave të pakontrolluara të turistëve, ndërkaq ata që kundërshtojnë këtë ide se thonë se kjo industri po hap vende të reja pune për këtë qytet italian. /Telegrafi/