LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e tarifave të reja të rrymës, LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme

Vendosja e tarifave të reja të rrymës, LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njofton se kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vendosjen e tarifave të rrymës.

Abdixhiku gjatë një konference për medie ka theksuar se do të kërkojnë edhe shkarkimin e Bordit të ZRrE-së.


“Në Kuvend sot pushteti refuzoi edhe të diskutojë mbi këtë temë. Meqë refuzoi diskutimin si mjet në këtë temë ne refuzuam pjesëmarrjen në seancë. Kemi nisur mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme me qëllim që Kuvendi të dalë me qëndrim që e refuzon këtë vendim qeveritar dhe të ZRrE-së. Do të kërkojmë edhe shkarkimin e bordit të ZRrE-së”, tha Abdixhiku.

Shtrenjtimi i rrymës në Kosovë – sa do të paguajnë qytetarët që harxhojnë më shumë se 800kWh?
Lexo po ashtu Shtrenjtimi i rrymës në Kosovë – sa do të paguajnë qytetarët që harxhojnë më shumë se 800kWh?

Ndryshe, Bordi i ZRrE-së ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.

Në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të rrymës, komente në ZRrE kanë dërguar Presidenca e Kosovës, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/