LAJMI I FUNDIT:

Vendoset pllakë përkujtimore në vendin ku u lexua deklarata kushtetuese e 2 korrikut në objektin e Kuvendit të Kosovës

Vendoset pllakë përkujtimore në vendin ku u lexua deklarata kushtetuese e 2 korrikut në objektin e Kuvendit të Kosovës

Në shënim të 31-vjetori të miratimit të deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990, në oborrin e Kuvendit të Kosovës aty ku ishte lexuar kjo deklaratë është shpalosur edhe një pllakë në përkujtim të kësaj date.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se me deklaratën e 2 korrikut u shpall edhe pavarësia e vërtetët e Kuvendit.


“Pikërisht ku jemi grumbulluar sot edhe e kemi shpallur Kosova Republikë dhe të barabartë me popujt dhe shtetet tjera dhe republikat tjera, ju faktikisht e keni shpallur edhe pavarësinë e vërtetë të këtij Kuvendi. Ne kemi vendosur një pllakë këtu ku është lexuar deklarata e 2 korrikut”, tha ai.

Lexuesi i deklaratës së 2 Korrikut Muharrem Shabani e ka kujtuar 2 korrikun e vitit 1990 si një moment të rëndë, ku derisa lexohej ajo deklaratë i gjithë Kuvendi ishte i rrethuar nga forcat policore-ushtarake serbe.

Ish-deputeti Shabani tha se kjo ngjarje paraqet vullnetin e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

“Kushtet dhe rrethanat në të cilat u shpall ajo deklarata kushtetuese ishin tejet të rënda, gjendje ushtarake e shtetrrethimit ushtarako-policor por ishte vërtetë atë ditë një vapë më e madhe se sot, sepse ishte vapë edhe nga natyra por edhe nga rrethimi i përgjithshëm ushtarako-policor, snajperistët përreth dhe përkundër këtyre ne vendosëm që këtu ta mbajmë pasi ishte i rrethuar Kuvendi nga brenda. Dhe jashtë. Prandaj falënderojmë Kuvendin, institucionet që nuk e harrojmë këtë ngjarje që paraqet një kontinuitet të sublimimit të vullnetit të popullit tonë për liri dhe pavarësi. Deklarata ishte akt i sublimimit të atij vullneti” , tha ai.

Më 2 korrik të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në rrethana të shtetrrethimit policor e ushtarak serb, para dyerve të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, miratuan një nga dokumentet historike kushtetuese për statusin e ardhshëm politik të Kosovës: Deklaratën kushtetuese për Kosovën, njësi e pavarur në kuadër të ish-Federatës së atëhershme të Jugosllavisë.

2 korriku i vitit 1990 u përkujtuar edhe me një mbledhje solemne të Kuvendit të Kosovës, ku u vlerësuar lartë guximi i delegatëve të Kuvendit të atëhershëm. Në këtë seancë solemne u shfaqë edhe një fragment nga filmi dokumentar me titull “Projektuesi i subjektivitetit shtetëror të Kosovës”, i autorit Nuhi Bytyçi. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori