LAJMI I FUNDIT:

Vendoset masa e dytë “arrest me burg” për Alqi Bllakon

Vendoset masa e dytë “arrest me burg” për Alqi Bllakon

Apeli i Gjykatës së Posaçme në Shqipëri ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Gjykata ka vendosur masë sigurie “arrest me burg “ për ish-deputetin edhe për inceneratorin e Elbasanit.


SPAK iu drejtua gjykatës me kërkesë për një masë sigurie ndaj Bllakos dy javë më parë, por gjykata e refuzoi kërkesën.

Por, SPAK e ankimoi këtë vendim, duke ju drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrës’, kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’.

Më nëntë nëntor, Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu në qeli ish-deputetin e PS-së të akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Apeli i GJKKO-së ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, pas ankimit të bërë nga SPAK me akuzat për korrupsion me inceneratorin e Fierit.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh, raporton euronews.al. /Telegrafi/