LAJMI I FUNDIT:

Vendos goli i Cervadikut, Feronikeli 74 fiton ndaj Fushë Kosovës

Vendos goli i Cervadikut, Feronikeli 74 fiton ndaj Fushë Kosovës

Feronikeli 74 ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës.

Vendasit arritën që të shënojnë që në rastine  parë të mirë duke e hapur ndeshjen.


Zhvillohej minuta e 9-të, kur Ibrahim Cervadiku shënoi për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë, ndërsa Fushë Kosova në minutën e 80-të mbeti me dhjetë veta në fushë.

Me këtë fitore, Feronikeli kalon në vendin e shtatë me 29 pikë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në vendin e 9-të me 20 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore