Në tryezën e Klubit të Prodhuesve është diskutuar për mos zbatimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) për masat mbrojtëse të qumështit, i cili importohet nga Bosnja dhe Hercegovina.
Vendim që synim kryesor ka pasur mbrojtjen e industrisë vendore të qumështit nga produktet që vijnë nga importi dhe shiten nën kosto të tregut.
Sekretari gjeneral i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Vllaznim Osmani ka thënë është brengosëse dhe shqetësuese gjendja e sektorit të industrisë së qumështit. Ai tha se janë për treg të lirë, por me kushte të barabarta.
“Në rastin e Bosnjës, neve po na vjen në tregun tonë qumësht prej këtij vendi më lirë se në tregun e Bosnjës. Andaj, gjendja është e vështirë për sektorin e qumështit kosovarë dhe për punëtorët në këtë sektor”, tha ai, përcjell KosovaPress.
Besim Kuqi, Kryetar i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, tha se e kanë mirëpritur vendimin e MTI-së për masat e produkteve të qumështit nga Bosnja, mirëpo shprehet i habitur pse nuk po zbatohet nga Dogana.
Ai shtoi se janë të dëmtuar mjaft nga mos zbatimi i vendimit.
Alush Kryeziu nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se tendenca e rritjes ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të vitit 2018. Në bazë të hulumtime të ndryshme në këtë sektor ka pasur parregullsi.
“Në këtë drejtim kemi ardhur në përfundim se cmimi i qumështit është më i lirë se prodhuesit vendor. Konform kësaj kemi kërkuar të merret një masë për me ndikuar në mbrojtjen e prodhuesve vendor”, ka thënë Kryeziu.
Këshilltari në Ministrinë e Financave, Lulzim Rafuna, ka thënë se MF ka në prioritet zhvillimin e sektorit privat, ku janë marr vendime që shkojnë drejtpërdrejt në të mirën e prodhuesve vendor.
“Ka pasur një mos qartësim ligjor, vendimi i MTI duhet të shkoj në Qeveri për ta obliguar me vendim doganën që ta zbatoj vendimin për masa mbrojtëse të qumështarëve”, ka thënë Rafuna.
Profesori Muhamet Mustafa ka thënë se sektori i qumështit është sektor strategjik dhe i rëndësishëm, mirëpo situata në këtë sektor është jo e mirë, ngase ka zvogëlim të kapaciteteve në këtë sektor përkundër subvencioneve që jepen në vazhdimësi. Sipas tij, problemet janë tek tregtia e lirë.
Deputeti Dardan Sejdiu ka thënë se nuk ka kuptim dhe logjikë që një vendim me marrë kohë mbi 40 ditë dhe mos me gjetur zbatim.
“Masa mbrojtëse nuk ka kuptim me pritë 45 ditë për zbatim, dhe është pak si tepër”, tha deputeti Sejdiu.
Edhe Ramadan Memaj, kryetar i shoqatës së qumështarëve të Kosovës, ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që dy muaj me pritë të zbatohet një masë.
“Ka munguar vullneti për zbatimin e këtij vendimi, mungon edhe vullneti i deputetëve për zgjidhjen e problemit të qumështarëve. Ishte dashur të mbahet një seancë e jashtëzakonshme. Është për të ardhur keq që Qeveria nuk mbron prodhuesit vendor”, ka thënë Memaj. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën