LAJMI I FUNDIT:

Nuk dihet ende kur do të fillojë aplikimi i masave mbrojtëse për qumështin

Nuk dihet ende kur do të fillojë aplikimi i masave mbrojtëse për qumështin

Ende nuk dihet se kur do të fillojë të implementohet vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), për masa mbrojtëse me Bosnjën dhe Hercegovinën. Ky vendim i cili synonte mbrojtjen e prodhimeve vendore nga industria e qumështit, ishte marrë më 16 prill dhe është dashur të fillon të aplikohet nga data 23 prill i këtij viti.

Sipas përfaqësuesve të qumështarëve prodhimi ditorë vendorë shkon në 200,000 litra qumështë.


Burime në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nuk kanë dhenë një datë të sakët se kur do të fillojë aplikimi praktik të këtij vendimi. Vetëm se kanë treguar se janë në konsultime me Doganën e Kosovës, dhe pastaj do të dalin me qëndrime rreth aplikimit të masave mbrojtëse për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina.

Kurse, kryetari i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, Gani Durmishaj, ka thënë se tregu i qumështit dhe të produkteve të tij, në Kosovë përballet me konkurrencë t të madhe nga produktet e importuara. Sipas tij, kjo konkurrencë është duke e dëmtuar prodhimin vendor.

“Të dhënat e prodhimit ditor vendor, mesatarisht janë 200,000 litra ndërsa vjetor 72,000,000 litra qumësht. Por bazuar në të dhënat nga importi rezulton sasia e importuar e qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina arrin vlerën 7,400.000 euro për vitin 2016, ndërsa 8,000.000 euro produktet të qumështit vitin 2017”, tha ai.

Prodhimi vendor në Kosovë, sipas Durmishajt, e plotëson pjesën më të madhe të kërkesës, ani pse një pjesë e konsiderueshme e produkteve importohet ndërsa eksporti tregon ai, është shumë i vogël.

Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, tha se produktet e importuara shiten me çmime më të ulëta sesa kostoja e prodhimit.

“Masa e vendosur do të ndikonin në rritjen e numrit të fermave, krerëve të lopëve, nr e të punësuarve, mundësi më të madhe për shitjen e produkteve të qumështit dhe përmasimin e pozicionit të fermerëve në sektorin e qumështit”, ka thënë Durmishaj.

Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në Kuvendin e Kosovës, kanë thënë se nuk kanë as një informatë zyrtare rreth vendimit për masa mbrojtëse për qumështin që importohet nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Nuk kam informata zyrtare, sapo ta kemi një njoftim do t’ju lajmërojë”, ka thënë deputeti Daut Haradinaj, kryetar i këtij, komisioni.

Shoqata e Qumështarëve të Kosovës, me anë të një letre, kanë kërkuar ndihmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për mos zbatimin e masës së përkohshme mbrojtëse prej 17 për qind për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Si rrjedhojë vendimi për masën mbrojtëse ndaj importeve nga Bosnja dhe Hercegovina nuk është duke u aplikuar dhe kjo është bërë të hënën publike edhe në media. Ne ju lusim që ju si përfaqësues të drejtpërdrejtë të popullit të kërkoni përgjegjësi nga Kryeministri dhe qeveria për këtë çështje që prek me mijëra fermerë e qumështarë, të punësuarit dhe familjet e tyre, kanë thënë në Shoqatën e Qumështarëve të Kosovës.

Ndryshe, përveç industrisë vendore të qumështit përballet me konkurrencë nga importi, por edhe sektorë të tjerë kanë konkurrencë e cila shpeshherë është e padrejtë. /Telegrafi/