LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i për Manastirin e Deçanit, Imeraj: Po hapet precedent i rrezikshëm për Kosovën

Vendimi i për Manastirin e Deçanit, Imeraj: Po hapet precedent i rrezikshëm për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka qenë para dy opsioneve, të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë vit, ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit.


Sipas Kurtit, vendimi është marrë “duke u prirë nga arsyeja e shëndoshë”.

Vendimin e Qeverisë për pronën e Manastirit të Deçanit po e kundërshton Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega e Deçanit.

Sipas kryetarit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” të degës së Deçanit, Shkodran Imeraj, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat në Deçan është sulmi më i madh që i është bërë rendit juridik e kushtetueses së Republikës së Kosovës që nga hyrja në fuqi të Kushtetutës në vitin 2008.

Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit
Lexo po ashtu Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

“Sot është një ditë zie për Kosovën, jemi të befasuar dhe tepër të indinjuar, shumë të shqetësuar me vendimin e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti… Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në Deçan është sulmi më i madh që i është bërë rendit juridik e Kushtetues të Republikës së Kosovës që nga hyrja në fuqi të Kushtetutës të Kosovës në vitin 2008… Jemi të befasuar me qëndrimin e kryeministrit Kurti, i cili i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Kushtetutës për pronat në Deçan dhe duke i dhuruar 24 hektarë prona Manastirit të Deçanit në vendimet e kohës së Milosheviqit si dhe me qëndrimin e kryediplomates Gërvalla, e cila mezi kishte pritur të njoftonte Asamblenë e Këshillit Evropian, se Kosova sot i zbatoi vendimet e Milosheviqit”, thotë Imeraj.

Imeraj shton se kanë kërkuar ndihmën e juristëve dhe avokatëve me të mirë që lënda të trajtohet dhe të përgatitet në mënyrë për të dërguar në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.

“I rikujtojmë kryeministrit Kurti, se ai shkeli mbi qëndrimin e tij, mbi dy dekada sa i takon Manastirit së Deçanit… Për ne, vendimet e kohës së Milosheviqit janë të papranueshme dhe duhet të jenë të papranueshme edhe për të gjithë qytetarët e Republikës sonë, e cila është ndërtuar mbi gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të kombit shqiptar…Me sot po hapet udha e precedentëve të rrezikshëm për Kosovën duke nisur që nga Kisha në pronën e Universitetit të Prishtinës dhe për të vijuar më shumë kisha e manastire të tjera gjithandej territorit të Kosovës që i ndërtoi regjini i Milosheviqiti… Ne përpjekjet tona nuk do t’i ndalim as në vijim si për të mbrojtur këto prona dhe qysh sot ne kemi kërkuar ndihmën e juristëve dhe avokatëve me të mirë që lënda të trajtohet dhe të përgatitet në mënyrë për të dërguar në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg”, shton ai.

Ndërkaq, Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar sot se vendimi për tokat e Manastirit të Deçanit është i rëndësishëm dhe një hap i domosdoshëm, ndonëse i vështirë për institucionet e Kosovës. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori