LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për Manastirin e Deçanit, Haliti: Kurti të sqarojë a u bë tradhtar apo t’ju kërkojë falje atyre që i ka quajtur tradhtarë

Vendimi për Manastirin e Deçanit, Haliti: Kurti të sqarojë a u bë tradhtar apo t’ju kërkojë falje atyre që i ka quajtur tradhtarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur më 13 mars se Qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronën rreth Manastirit të Deçanit.

Ky kontest pronësor, që thuhet se qëndron mes Kosovës dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka nxitur mosmarrëveshje të shumta ndër vite.


Deputeti i PDK-së, Xhvit Haliti, ka thënë se Kurti, duhet “të sqarojë se a u bë tradhtar”, pas urdhrit që i dha Agjencisë Kadastrale, që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që t’ia njohë të drejtën në pronë prej 24 hektarëve, Manastirit të Deçanit.

Haliti ka ritheksuar se Kurti duhet të t’ia sqarojë opinion publik dhe t’ju kërkojë falje atyre që i ka quajtur tradhtarë.

Vendimi për Manastirin, reagon opozita: Krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim e mashtrim
Lexo po ashtu Vendimi për Manastirin, reagon opozita: Krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim e mashtrim

“Kemi vite të tëra që jemi bombarduar nga akuzat për tradhtitë e qeverisjeve të kaluar. Sa i përket kësaj çështjes së, s’po them për tjerat, po çështjes së këtyre tokave rreth manastirit të Deçanit, e para. E dyta, pothuajse edhe Gjykata Kushtetuese në njëfarë mënyre është sharë, është denigruar, është konsideru që ka ba tradhti”, ka thënë Haliti në RTD.

“Tani unë ky duhet të sqarojë a u bë dhe ky tradhtar apo duhet t’ju kërkojë falje atyre që i ka quaj deri sot tradhtarë, një politikani a një kryeministrit të vendit një vend demokratik i takon që të sqarohet para opinionit… ose me u ba edhe ky tradhtar, ose me thanë që ata s’kanë qenë tradhtarë, po e kanë bërë si akt të domosdoshëm”, u shpreh Haliti.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori