LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për Drenica II, tentim për ta barazuar kriminelin me çlirimtarin

Vendimi për Drenica II, tentim për ta barazuar kriminelin me çlirimtarin

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Drenas, ka reaguar ndaj pas vendimit të Gjykatës së Apelit, duke thënë se kjo është edhe një tentim për ta barazuar kriminelin me çlirimtarin dhe është një idiotësi e madhe nga gjykatat ndërkombëtare.

Sipas kësaj dege, këto vendime politike nuk janë asgjë tjetër veç tentimi për të ia ulur vlerat luftës së UÇK-së.


Ja reagimi i plotë:

Me indinjatë të thell sot morëm lajmin për konfirmimin e dënimeve nga e ashtu quajtura “gjykata e apelit” në rastin e grupit Drenica II.

Kjo e dëshmon më se miri , se edhe 16 vite pas lufte dënohen luftëtarët e UÇK-së, me akuza të fabrikuara nga Beogradi, dhe me montime fallce!

Kjo është edhe një tentim për ta barazuar kriminelin, me çlirimtarin, kjo është një idiotësi e madhe nga gjykatat ndërkombëtare, këto vendime politike nuk janë asgjë tjetër veç tentimi për të ja ulur vlerat luftës së UÇK-se!

Këto vendime politike dhe dashakeqe na bëjnë që të mos i besojmë drejtësisë ndërkombëtare!

” Ishte UÇK-ja ajo që i ra kambanës së alarmit për ta zgjuar gjithë planetin. Ishte ajo që u vra e u copëtua për t’ia bërë të qartë botës se ç’po ndodhte në Kosovë…”

Edhe sot po bie kambana për të gjithë ne se Çlirimtaret po dënohen pa fakte e pa prova, frika e madhe është që do dënohen prap…luftëtarë të UÇK-së!

Prandaj ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se çka po ndodh, dhe duhet qe të reagojmë në çdo formë, për të i mbrojtur shokët dhe djemtë tanë me të mirë dhe luftëtaret me të denjë ,prijësit dhe komandantët e vërtetë që po mbahen në burgje pa fakte dhe po dënohen pa fakte dhe prova, prova e vetme është se ishin luftëtar të UÇK- së, dhe mbrojtën vendin nga kriminelet serb!

Le të shërbej kjo si një thirrje që të zgjohemi nga kjo agoni, mos të heshtim përpara këtyre padrejtësive të mëdha po ndodhin.

Kësaj nuk i thonë “drejtësi” por kjo është pa drejtësia më e madhe që po ndodhë.

Nder dhe respekt luftëtarëve të

UÇK- së!

Lavdi Luftës së UÇK-së!

Rroftë UÇK- ja!

Me respekt,

OVL-UÇK-së, dega Drenas