Gjykata Kushtetuese ka vendosur që rreth 40 milionë euro do t’u kthehen konsumatorëve, të cilët e kanë paguar rrymë për serbët në veri të Kosovës – bazuar në një vendim që ishte marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në vitin 2012 – i cili sipas Kushtetueses, ka shkelur disa ligje.
Lidhur me këtë ka reaguar sot Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
“KMDLNJ që nga përfundimi i luftës ka ngritur zërin për këtë diskriminim flagrant në baza etnike dhe politike të konsumatorëve të energjisë elektrike e që Avokati i Popullit, në përputhje me mandatin kushtetues e ka adresuar këtë shkelje në gjykatat kompetente të cilat fillimisht kanë kërkuar që të ndërpritet me pagesën diskriminuese të faturave dhe në të njëjtën kohë që të kompensohen qytetarët e Kosovës nga ZRrE që në mënyrë kriminale i ka plaçkitur 95 për qind të qytetarëve për dobi të 5 për qind të qytetarëve”, thuhet në reagim.
KMDLNj thekson më tej se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës siguron vetëm drejtësi të pjesshme (nëse ata do të kompensohen për plaçkitjet nga ZRrE) ndërsa ndjekja penale e plaçkitësve do ta bënte të plotë mozaikun e kompensimit.
“Në kohën e kryeministrit Haradinaj, pas një takimi të KMDLNj- së dhe kërkesës për kompensim ishte bërë një kompensim i papërfillshëm që zgjati dy – tre muaj, me shumë simbolike 2-3 euro dhe aty përfundoi sepse nuk kishte një vendim të formës së prerë (detyruese) për kompensim.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensim, qytetarët – konsumatorët e plaçkitur nga ZRrE nuk duhet të pranojnë të kompensohen përmes faturave, por duhet të kërkojnë të kompensohen me euro përfshirë këtu kamatat e rregullta dhe ndëshkuese që i përcakton autoriteti kompetent, në përputhje me shkallën e inflacionit dhe çmimin e energjisë elektrike”, thuhet më tej.
KMDLNj thekson si mbikëqyrës i procesit të zhdëmtimit të qytetarëve – konsumatorëve të plaçkitur nga ZRrE duhet të jetë një komision i pavarur nga Kuvendi i Kosovës që do të udhëhiqej nga opozita dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.
“ZRrE do të bëjë përpjekje që të bishtnojë në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por se duhet të caktohet një afat kohor, maksimumi 3 muaj që të përfundojë ky kompensim. KMDLNJ thërret publikisht Prokurorin e Shtetit ta hetojë bazën ligjore në bazë të së cilës, që nga përfundimi i luftës u janë paguar faturat e rrymës një 5 % të qytetarëve duke dëmtuar 95 %, në baza etnike dhe politike që përbënë shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe që të merren masa ligjore ndaj shkelësve eventualë pavarësisht cilës qeveri i kanë takuar apo i takojnë”, thuhet ndër të tjera në reagim.
KMDLNj kërkon hetime urgjente ndaj ZRrE, ministrave Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, Artane Rizvanolli dhe Rozeta Hajdari për vazhdimin e trajtimit diskriminues të qytetarëve – konsumatorëve të Kosovës në baza etnike dhe politike, qoftë duke paguar fatura, qoftë edhe duke shpërndarë fatura fiktive lineare prej 21 eurosh pavarësisht se mund të kenë shpenzuar rrymë disa qindra euro gjatë periudhës së faturimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?
Ditët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri