LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Gjykatës Ekonomike rrezikon që Llamkosit t’i ndërrohet destinimi

Vendimi i Gjykatës Ekonomike rrezikon që Llamkosit t’i ndërrohet destinimi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vushtrria Xhevahire Izmaku, së bashku me deputetit Bekim Haxhiu ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Llamkosit, ku ka diskutuar për vendimin e Gjykatës Ekonomike që këtë ndërmarrje ta dërgoj në likudim.

Reklama

Izmaku ka paralajmëruar se me këtë fendim mund t’i ndërrohet destinimi Llamkosit.
Postimi i Izmakut në Facebook.

“Sot, bashkë me deputetin Bekim Haxhiu, takuam përfaqësuesit e Sindikates së punëtorëve të Llamkosit, të cilët na shprehën shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Ekonomike, për likuidim pa kushte të fabrikës në fjale, ku nuk është përfillë kërkesa e punëtorëve për mos ndërrim të destinimit.

Me këtë vendim të Gjykatës Ekonomike për likuidim të Fabrikës “Llamkos”, ka rrezik që kjo fabrikë të humbë destinimin dhe investimet milionëshe në dekada, të përfundojnë të shitura si hekur!

Në takim me përfaqësuesit e sindikatës, ju premtuam që nuk do t’i lëmë të vetëm në këtë betejë, qindra familje që jetuan nga kjo fabrike!
Vushtrria dhe Kosova nuk duhet ta humbin këtë aset të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik!

Zhvillimi ekonomik bëhet duke hapur fabrika dhe vende pune e jo duke i mbyllur ato”. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Ekonomi
A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Auto Mita
Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

CITY College
Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Ekonomi
Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Art House
Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Jehona Hulaj
Kalo në kategori