LAJMI I FUNDIT:

Vendet me raste të konfirmuara të llojit të ri të Lisë së majmunit

Vendet me raste të konfirmuara të llojit të ri të Lisë së majmunit

Britania e Madhe u bë vendi i pestë jashtë Afrikës që regjistron një rast të variantit clade Ib të Lisë së majmunit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli mpox një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet në gusht, pas një shpërthimi të infeksionit viral në Republikën Demokratike të Kongos që është përhapur në vendet fqinje.

Më poshtë janë vendet me raste të konfirmuara të variantit clade Ib të mpox:


Gjermania

Instituti Robert Koch (RKI) për shëndetin publik ka njoftuar se rasti i parë i variantit të ri mpox është zbuluar në Gjermani, duke shtuar se rreziku për popullatën e gjerë është i ulët.

Britania e Madhe

Agjencia britanike e sigurisë shëndetësore (UKHSA) ka njoftuar se një rast tjetër i variantit clade Ib të mpox është zbuluar, rasti i pestë i konfirmuar në vend në javët e fundit.

Agjencia qeveritare tha se rreziku për popullatën mbetet i ulët, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se rasti u zbulua në Leeds dhe pacienti ishte kthyer së fundmi nga Uganda, e cila është duke parë transmetimin e variantit.

Republika Demokratike e Kongos

Dy lloje mpox po përhapen në Republikën Demokratike të Kongos – clade endemike I dhe clade i ri Ib, i cili përhapet më lehtë përmes kontaktit të ngushtë, duke përfshirë edhe atë seksual.

Tajlanda

Një rast mpox i raportuar në Tajlandë u konfirmua se ishte i llojit clade Ib të virusit, i pari në vend.

Rasti u raportua për herë të parë më 21 gusht dhe Tajlanda kishte thënë se ishte një burrë evropian 66-vjeçar i cili kishte mbërritur nga një vend afrikan ku po përhapej sëmundja.

India

India tha se një rast mpox që përfshinte një udhëtar në shtetin jugor të Kerala ishte nga varianti clade 1b me përhapje të shpejtë, duke shënuar rastin e parë të regjistruar në vend nga lloji i ri.

Pacienti është një burrë 38-vjeçar i cili kishte udhëtuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Burundi

Që nga 15 nëntori, Burundi regjistroi 2,003 raste të mpox me një vdekje.

Në korrik, OBSH deklaroi se vendi është prekur nga lloji clade Ib.

Kenia

Që nga 13 nëntori, Kenia ka konfirmuar 17 raste të mpox me një vdekje, sipas të dhënave të OBSH-së – rastet janë konfirmuar si clade Ib.

Ruanda

Sipas të dhënave të OBSH-së, që nga 6 nëntori, 26 raste të mpox ishin raportuar në mënyrë në vend.

Uganda

Që nga 13 nëntori, Uganda ka identifikuar 521 raste të mpox, me një vdekje, kryesisht të shkaktuar nga clade Ib, sipas të dhënave të OBSH-së.

Zambia

Më 10 tetor, vendi kishte raportuar rastin e parë të mpox. OBSH konfirmoi se ishte varianti clade Ib. /Telegrafi/