Studiuesit pretendojnë se kanë zbuluar 20 “strehimoret” në rast se shpërthen ndonjë pandemi që mund të shkatërrojë racën njerëzore.
Në një studim mbi “Prioritizimin e shteteve ishuj si vendstrehim në rast të një pandemie ekstreme”, shkencëtarët e Zelandës së Re, që është shpallur si vendi i dytë më i mirë për t’i shpëtuar pandemisë apokaliptike, kanë përdorur një sërë kriteresh të rrepta që të eliminojnë opsionet. Ishujt e vegjël janë nxjerrë nga konkurrenca, kjo për faktin se u mungojnë një sërë burimesh që mund ta mbajnë gjallë qytetërimin modern, transmeton Telegrafi.
Çdo “strehimore” e mundshme është dashur të plotësojë kushtet për sa i përket distancës nga masat e tjera të tokës, rreziqet natyrore, burimet dhe numrin e vizitorëve që mund t’i pranojë çdo vit.
Stabiliteti social ishte gjithashtu një nga faktorët kryesorë, e në anën tjetër studiuesit, profesori Nick Wilson dhe mjeku Mark Boyd, ndanë pikët për secilin element, duke ngushtuar kështu zgjedhjen e kandidatëve idealë.
Hulumtimi i tyre i botuar në revistën “Risk Analysis”, e ka shpallur Australianë “strehimoren” ideale nga një pandemi globale, dhe atë falë energjisë së bollshme dhe ushqimit që gjendet në këtë kontinent. Në mesin e pesë vende më të mira për t’i shpëtuar pandemisë në mbarë botën janë: Zelanda e Re, Islanda, Malta dhe Japonia. Të pasuara nga Barbadosi, Kuba, Fixhi dhe Xhamajka.
Boyd tha se skenari më i keq i mundshëm do të ishte infektimi me organizëm të modifikuar gjenetikisht, që njerëzit mund ta kenë liruar aksidentalisht apo qëllimisht.
“Duhet të jemi të gatshëm për situata të tilla”, ka shtuar Boyd.
Por, pavarësisht fakti se gjasat që një katastrofë e përmasave kaq të gjera të ndodh janë të vogla, Wilson pajtohet se vazhdimisht mendojnë për një gjë të tillë.
“Është një lloj policë sigurimi. Shpresoni që të mos ndodh kurrë, por në vjen deri te katastrofa, atëherë strategjia do të duhej të ekzistonte para se të ndodhte”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës
Tërmet në Turqi
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi
Shpërthimi i vullkanit në Indonezi ndez alarmin për cunami - mbi 11 mijë njerëzve u kërkohet të largohen nga vendi
"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin