LAJMI I FUNDIT:

Vendet e varfra akuzojnë të pasurat në OKB për blerjen e të gjitha vaksinave kundër COVID-19

Vendet e varfra akuzojnë të pasurat në OKB për blerjen e të gjitha vaksinave kundër COVID-19

Udhëheqësit e vendeve në zhvillim paralajmëruan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se akumulimi i vaksinave të COVID-19 në vendet e pasura lejon zhvillimin e varianteve të reja të coronavirusit SARS-Cov-2 dhe se infeksioni po merr përsëri vrull.

Filipinet, Peruja, Gana dhe shumë vende të tjera thonë se solidariteti ka dështuar dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së e ka quajtur shpërndarjen e pabarabartë të vaksinës kundër COVID-19 “të paturpshme”.


“Vendet e pasura po grumbullojnë vaksinën, ndërsa vendet e varfra po e marrin vaksinën me pikatore”, tha presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte.

“Tani ata po flasin për rivaksinim shtesë, ndërsa vendet në zhvillim po ndajnë dozat në gjysmë për të kapërcyer situatën. Kjo është tronditëse dhe duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë – egoizëm që nuk është i justifikuar dhe as moral”, tha Duterte.

Rreth 35 pë rqind e njerëzve në botë që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës vijnë nga vende me të ardhura të larta, nga të cilat 28 për qind janë nga Evropa dhe Amerika e Veriut.

Ndërkohë, normat e vaksinimit në disa vende, të tilla si Haiti ose DR Kongo, janë më pak se një pë rqind.

Afrika është goditur rëndë nga i ashtuquajturi nacionalizmi i vaksinave, me rreth 900 milionë afrikanë që ende nuk e kanë marrë vaksinën që kontinenti të arrijë vaksinimin 70 për qind.

SHBA të mërkurën premtoi një shtesë prej 500 milionë doza vaksine për vendet e tjera, dhe Kina dy miliardë doza vaksine për pjesën tjetër të botës deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori